Sot përveç projekteve tona të zhvilluara në të kaluarën, për të cilat ofrojmë mirëmbajtje të rregullt, jemi të angazhuar në menaxhimin dhe ofrimin e ofertave më të mira edhe për sa i përket hotelierisë dhe turizmit.
Kemi në posedim Hotel Vlora International, në qendër të Vlorës, i cili është një hotel bashkëkohor dhe me kushte perfekte për të përmbushur vizitat tuaja biznesore apo edhe pushimet tuaja familjare në Vlorë.
Përveç tij, kemi edhe hotelin Oricon Coast Luxury Resort, një hotel gjigand me kapacitet mbi 400 dhoma, resorti ideal për pushimet tuaja, me kushtet perfekte dhe infrastrukturën e kompletuar, nisur nga këndet e lojërave për fëmijë, deri tek pishinat, që gjithsejt i ka 3. Hoteli gjendet në rrugën nacionale Orikum-Vlorë.
Përveç hoteleve, restorani Vela Beach Restaurant, është një ambient i kompletuar, buzë detit, me kuzhinë të pasur dhe super ekskluzive, i hapur në 12 muaj të vitit.
Jemi në zbatim të projektit të Resortit Poseidon. Po ndërtojmë ëndrrën e secilit prej jush, në fashën e parë të objekteve, 60 metra larg plazhit, në Lungomare, në Vlorë, një resort modern, i konceptuar deri në perfeksion, në çdo detaj. Resorti do të përfundojë së ndërtuari në vitin 2025. Si i plotë do të ketë 500 njësi banesore, tipesh të ndryshme, me orientime të ndryshme, i shtrirë në një hapësirë të organizuar mirë, me gjelbrim, parkingje të bollshme, kënde lojërash për fëmijë, lokale afariste, për të plotësuar çdo nevojë të çdo banori brenda resortit. Zhvillimin e projektit mund ta përcillni edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram dhe mund të na vizitoni çdo ditë pune në zyrat tona të shitjes, ose na kontaktoni në numrin tonë të telefonit +355 69 20 70 838, për t’u bërë me banesë të re në Resortin Poseidon.

No comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *