Projekti mbi të cilin tashmë kemi filluar të punojmë dhe i cili pritet të përfundojë në vitin 2025, është projekti ëndërr që kemi pasur ne si kompani. Edhepse ne jetësojmë ëndrrat tuaja, me punën që bëjmë, kësaj here po jetësojmë ëndrrën tonë, për tu bërë ëndërr e sicilit prej jush, që do të doni me patjetër të jeni banuesit e rezidencave tona, të cilat fillimisht janë projektuar me shumë kujdes, për shijet e nevojat e secilit, ndërsa tanimë ka filluar edhe zbatimi i projektit, jetësimi i resortit i cili përveç se vehtes, do t’ia shtojë bukurinë të gjithë qytetit të Vlorës.
Mu në vendin më të frekuentuar, në Lungomare, mes qyteti dhe fare afër plazhit, do të jetë vendi ku do të ngritet kjo Rezidencë, thënë ndryshe edhe vepër arti. Jemi kujdesur për çdo detaj e material që do të futet dhe do të punohet brenda tij. Kemi angazhuar stafin më të mirë dhe kemi vënë në dispozion të gjithë makinerinë dhe stabilimentet punuese, për të nxjerrë më të mirën e projektit.
Mirëpresim çdo ditë vizitorë dhe blerës potencial, të cilët përveç se priten në zyrat tona të shtijes, kanë çasje edhe të shohin punimet që po zhvillohen në kohë reale.
Inxhinieri zbatues i projektit, Renaldo Nuredini, një djalë i zgjuar e ambicioz, kujdeset që çdo detaj nga projekti ta shkoqisë nga aty dhe ta dërgojë në ekzekutim të punimeve, në formën më të mirë dhe të rregullt. I diplomuar në vitin 2018, si Inxhinier Hidro-teknik, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, FIN, Renaldo, do të mbajë barrën e zbatimit të projektit në përpikmëri. Tanimë me 5 vite përvojë pune, ai ka shërbyer si inxhinier zbatimi në projekte të instalimit të linjave të naftës, projekte për inspektim saldimesh, në projekte për instalime gassjellësi, ndërtim rrugësh, e punë të tjera infrastrukturore dhe ujësjellësi. Përveç zbatimit të projektit, ai do të kujdeset edhe për sigurinë e kantierit të ndërtimit dhe ekipeve punuese që do të jenë brenda tij.
Renaldo do të asistohet në punën e tij edhe nga drejtuesi teknik, që është z. Vaso Gjyzari, i cili është një burrë i përgjegjshëm dhe shumë profesional në punën e tij. Ai ka mbaryar për Teknik Ndërtimi/Gjeometër, në vitin 1973, në Tiranë, në shkollën teknike “8 Nëntori”. Punën e drejtuesit teknik të projekteve të ndërtimit të godinave, edhe të kalibrit sikur “Posedion Residence”, Vasoja e bën për më shumë se 20 vite. Ai do të ndjek nga afër punimet dhe do të zbatojë projektin, bashkë me Renaldon, duke mos lënë as edhe një detaj të parealizuar, të paraparë në fazën e projektimit.
Përkrah ndërtimit të rezidencës, po vazhdon edhe shitja e hyrjeve, tipet e të cilave, mund t’i gjeni gjithandej rrjeteve tona sociale, por edhe në zyren tonë të shitjes, ku mund të takoni edhe njerëzit tanë kompetent, të cilët do t’iu japin detajet e duhura, bazuar në kërkesat tuaja, për tu bërë pjesë e Rezidencës Posedion.
Drejtpërdrejt me sektorin e shitjeve të hyrjeve brenda Rezidencës, mund të kontaktoni në numrin +355692070838.
No comment